Skip to content

Mjeti përplaset me motorin në Shkodër, transportohet në spital me lëndime një 45-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje (24 janar) në Shkodër, ku një shtetas ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një motor.

Foto ilustruese

Për pasojë, nga aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Darragjat, shtetasi E. P., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.   

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

“”