Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz Krujë, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi shtetasi K. V., automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga përplasja e automjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja F. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re