Skip to content

MM: Xheniot kanë hequr predhën e gjetur në Frakull të Madhe

Ekspertët e kompanisë EOD Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme, të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Sipas ministrisë së Mbrojtjes bomba, peshon rreth 250 kg është gjetur në fshatin Frakull e Madhe.

 

Ndërkohë prania e saj është vënë re nga një fermer i zonës së Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij.

 

Ministria e Mbrojtjes, menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit,ka dërguar në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjesohet.

 

Asgjesimi bëhet  në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta.