Mobilizim rekord shqiptarësh edhe në rrjetet sociale dhe online për peticionin e firmosjes së dorëheqjes të kryeministrit Edi Rama.
Paralelisht me sheshet që mbushen çdo ditë me protestues në të gjithë vendin dhe në diasporë, revolta ndaj qeverisë po merr përmasa masive edhe në hapësirën virtuale.
Një peticion online me sloganin e qartë “Rama Out” po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga fushatat më të mëdha digjitale të kohëve të fundit në Shqipëri.
Deri më tani, të dhënat zyrtare të publikuara nga organizatorët e kësaj fushate tregojnë se peticioni është firmosur nga rreth 1.5 mln banorë. Numri i firmëtarëve të peticionit tejkaloi objektivin prej 1,000,001 firmash brenda disa orëve.
Organizatorët e platformës kanë lëshuar një thirrje të fortë publike drejtuar çdo qytetari që kërkon një rrugë të re për vendin:
“Nëse besoni se vendi ka nevojë për ndryshim, mos qëndroni në heshtje.”

