Në Konferencën e Konferencën e Kryetarëve, ku po shqyrtohet kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së për mocion me debat për çështjen ‘Xibraka’, Gazment Bardhi është shprehur se ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar.

Gjatë diskutimeve, Bardhi gjithashtu ka thënë se raportet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges, ndaj duhet që të zhvillohet mocioni me debat në Parlament për çështjen Xibraka.

Bardhi: Ju mund te jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çeshtje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.

Raporet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges. Prandaj do duhet te kete mocion per kete çeshtje. Por ju skeni interes kur flitet per grabitje prone, s’keni interes kur folet per ekonomine, s’keni interes kur folet per krimin.

Kërkesa e Grupit të PD-së për mocion me debat në Kuvend për çështjen Xibraka

Kujtojmë se kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur disa ditë më parë kërkesën për mocion me debat në Parlament, për këtë çështje.

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.” – thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Gazment Bardhi është shprehur në kërkesë se është detyra e tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të shqyrtojnë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.”– përfundon shkresa e Bardhit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re