Skip to content

“Model frymëzimi dhe krenarie”- Presidenti Begaj uron për fitoren kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA

Ambasada e Shqipërisë në SHBA njoftoi se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey dhe ajo është Violeta Berisha.

Ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

LEXO EDHE: “Moment historik”/ Një shqiptare betohet se kryetare bashkie në SHBA, e para grua që merr ketë detyrë

Violeta Berishën e ka uruar për fitoren edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj duke e cilësuar suksesin e saj si model frymëzimi dhe krenarie.

Postimi i plotë:

Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairvieë, Neë Jersey.

Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.

Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.

“”