Për herë të parë Apple nuk publikoi të dhëna rreth shitjeve të iPhone. Megjithatë Consumer Intelligence Research Partners publikoi disa të dhëna bazuar në anketën e bërë me disa blerë të iPhone.

Sipas CIRP SHBA e duan iPhone XR. Firma thotë se iPhone XR përbënte 39% të shitjeve të iPhone.

Të dhënat janë surprizuese sidomos kur mendojmë se iPhone XS dhe XS max ishin të parët që dolën në shitje më 21 Shtator ndërsa iPhone XR më 26 Tetor.

iPhone XR është shumë më i lirë sesa iPhone XS dhe XS Max por ka të njëjtin procesor dhe ekran të madh.

Çfarë do të thotë kjo? Blerësit e iPhone duan telefonë më të mëdhenj dhe iPhone XR dhe XS hyjnë në kategorinë e phabletëve.

Por gjithashtu kërkojnë diçka më të lirë dhe këtë e plotëson iPhone XR për ata që nuk përballojnë dot një model të shtrenjtë.

Më 29 Janar Apple do të publikojë rezultatet financiare dhe për herë të parë nuk do të flasë për shitjet e iPhone. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re