Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi nuk ka vonuar që ti përgjigjet Damian Gjiknurit për modelin italian duke treguar se i është thënë që ditën e parë në Këshillin Politik. Në një reagim në Facebook, Bylykbashi thekson se kur përfaqësuesi i mazhorancës shkelte marrëveshje për të cilën u investua nga Sekretari i Shtetit të ShBA tek drejtuesit e BE, këto të opozitës as i sheh, as i dëgjon.
Bylykbashi shton se nuk ka model që të shpëtojë Ramën nga humbje, ndërsa justifikimet e Gjiknurit i cilëson njësoj si hapja fallso e listave.
“Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine. Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon. Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave”, shkroi Bylykbashi. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
