Moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora, komentohet gjatë në
media për jetën private dhe programet e saj. Ditën e djeshme, ajo ka
qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka zbuluar shumë për veten dhe
familjen e saj. Ajo ka rrëfyer se me vëllain ka marrëdhënie shumë të
ngushta, mirëpo me gruan e tij raportet nuk janë dhe aq të mira.

“Im vëlla tani i thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas
përgjithësisht: “Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për
qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti.”, tha moderatorja teksa
zbuloi se herë pas here nuk flet me kunatën.

“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare
këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e
vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë
gjithmonë pak si rrezik. Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi,
jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën. Fatmirësisht, jetojmë
larg. Unë them për sa kohë të kem vëllain mirë…”, ka përfunduar Fjodora.





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re