Kryeministri Edi Rama inspektoi investimet per modernizimin e qendrës kombëtare te urgjencës. Shefi i qeverise tha se shtimi i autoambulancave te reja bën qe pacientet te marrin shërbimin ne nje kohe mjaft te shkurtër.

 

“Vetëm vitin e fundit i janë shtuar këtij shërbimi 37 autoambulanca të reja, me aparatura moderne shpëtuese dhe me staf të trajnuar në vazhdim. Më 2019, 100 autoambulanca të shpërndara janë të gjitha të pajisura me sisteme moderne, me kapacitete për të përballuar shërbimin në banesë. Sot, qendra Kombëtare përpunon 1200 thirrje çdo ditë, nuk ka një person që të marrë në telefon dhe të mos ketë përgjigjen në sekondë dhe të mos jetë dot i identifikueshëm në pikën e thirrjes, në zonën ku ndodhet.”

 

Rama theksoi se investimet ne shëndetësi i kane rikthyer edhe mjekeve dinjitetin e munguar.

 

 “Janë kursyer nga arka e shtetit pothuajse 5 milionë euro nga pothuajse përgjysmimi i rasteve që deri dje trajtoheshin në spital duke llogaritur eleminimin e transportit për pacientë. S’ka më mjekë urgjence me pallto dhe me çanta personale që vijnë nëpër shtëpia sikur vijnë për ngushëllim; mjekë të braktisur tërësisht deri dje. Sot stafi i urgjencës është jo vetëm i mbështetur dhe dinjitoz por edhe i mirëpajisur për çdo gjë që duhet të përballojë.”

 

Kryeministri gjithashtu siguroi se brenda vitit 2021 do të  shtohen edhe autoambulanca të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re