Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri Indian Narendra Modi shkëmbyen fjalë të ngrohta miqësie në Teksas në një tubim të rrallë masiv të organizuar për një liderë të huaj.

Rreth 50,000 njerëz u mblodhën për atë që Z. Trump e quajti një “ngjarje thellësisht historike”.

“Howdy, Modi!” – ishte sllogani i pritjes më të madhe ndonjëherë të një lideri të huaj në SHBA.

“Jam shumë i entuziazmuar që ndodhem këtu në Teksas me një nga miqtë më të mëdhenj, më të devotshëm dhe më besnikë të Amerikës, kryeministri Modi i Indisë”, tha Z. Trump para turmës.

Në fjalën e tij, Z. Modi tha se India ka një “mik të vërtetë” në Shtëpinë e Bardhë, duke përshkruar presidentin Trump si “të ngrohtë, miqësor, të arritshëm, energjik dhe plot zgjuarsi”.

Por Modi, megjithatë pritet të përballet me një pritje më të ftohtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka gjasa të përballet me kritika mbi tensionet në Kashmirin e administruar nga India, të cilit ia hoqi statusin e veçantë muajin e kaluar, duke premtuar se do të rivendoste rajonin në “lavdinë” e tij të së kaluarës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re