Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtë dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini u takua me presidentin austriak Alexander Van der Bellen, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet në lidhje dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo shtoi se mbështetja që Austria dhe ai personalisht jep në këtë drejtim janë shumë të rëndësishme.

“Unë do të kem një raund të ri të dialogut me presidentët Vuçiç e Thaçi në Bruksel të premten 7 shtator. Siç e kam thënë dhe më parë, janë bisedime të vështira por të detyrueshme e me mundësi për një marrëveshje”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se mbështetja që Austria dhe presidenca austriake po japin në Këshillin e BE-së për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor shtë shumë e rëndësishme.

“Unë personalisht besoj se projekti i BE-së nuk do të jetë i plotë deri sa Ballkani Perëndimor nuk është një pjesë e familjes sonë, sepse ne nuk mund të harrojmë se çfarë ndodhi atje dy dekada më parë”, tha Mogherini, duke iu referuar luftrave në ish-Jugosllavi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re