Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini do të diskutojë me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me situatën në rajon dhe hapat që duhet ndërmarr gjatë vitit të ardhshëm.
Kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, para takimit në të cilin merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“E gjithë kjo bëhet me qëllim të përparimit të mëtejmë dhe të shpejtë të vendeve të rajonit drejt BE-së. Viti i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për rajonin. BE-ja ka shtuar angazhimin e saj për Ballkanin Perëndimor, me të gjithë partnerët në rajon. Në këtë kuptim pritet që të rritet angazhimi edhe nga ana e partnerëve në fushën e reformave”, ka porositur Kocijançiq./KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re