Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e së martës të ndodhura në Veri të Kosovës.
Në reagimin e saj Mogherini është shprehur se ajo që ndodhi tregon për nevojën që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
“Ajo që ndodhi dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ndodhi dje është përkujtues se të gjithë ne jemi për marrëveshje obliguese pasi i tërë rajoni përfiton. Është e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dimë dhe pajtohemi që tendencat e kaluarës për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese mund të dalin në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në një udhëkryq”.
Gjithahstu në deklaratën e saj zyrtarja e lartë e BE-së ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
“Si donatorë e dimë se është më mirë të bëhet biznes dhe jo luftë. Kosova dhe Serbia duhet të përkushtohen për një marrëveshje dhe nëse jemi tek kushtet, do të përsërisja që duhet të hiqet taksa 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.”
Ndër të tjera në fjalën e saj ajo ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut.



