Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini është shprehur se në qershor pret që të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërinë në BE.

 

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, në takimin e përbashkët midis AFET dhe Delegacionit të PE në Asamblenë Parlamentare Euro-Amerikano Latin (DLAT),

 

Gjithashtu Mogherini të njëjtën pritshmëri duket se ka edhe për Maqedoninë e Veriut, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë që i dha zgjidhje ngërçit disa vjeçar mes dy vendeve për çështjen e emrit.

 

Ndërkohë ajo theksoi se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re