Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvillojë sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve.

Përveç Thaçit e Vuçiç, në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç. Kujtojmë se një ditë më parë Haradinaj zhvilloi një takim me Mogherinin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re