Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nisi sot një vizitë dyditore në Kubë për rikonfirmimin e marrëveshjes së arritur mes ishullit dhe Bashkimit Evropian, në kontrast me vijën e politikës së presidentit amerikan, Donald Trump.
“Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme do të rikonfirmojë marrëdhëniet e forta mes BE-së dhe Kubës”, sipas një deklarate të zyrës së saj të shtypit.
Marrëveshja historike e shënuar në dhjetorin e 2016 ”për dialog politik dhe bashkëpunim” hyri përkohësosht në fuqi më 1 nëntor 2017 në pritje të finalizimit të ratifikimit nga të gjithë anëtarët e BE-së.
Normalizimi i marrëdhënieve me ishullin, ku BE-ja është tashmë një nga partneret kryesore në fushën e tregtisë, u arrit në vazhdën e afrimit me Havanën me vendim të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ku një pjesë e marrëveshjes është vënë në pikëpyetje nga pasardhësi i tij Donald Trump. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re