Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, përmes një statusi në facebook, ka reaguar në lidhje me arrratisjen e Moisi Habilaj, nga arresti shtëpiak  në Catania të Italisë. Zagani shprehet se nuk sheh logjikë që Moisi Habilaj t’i jetë arratisur drejtësisë italiane në një kohë kur pothuajse e ka vuajtur gjysmën e dënimit.

Ish-shefi i Anti-drogës thekson se Habilaj u arrratis në momentin kur u shpall ekstradimi i tij në Shqipëri, pasi ai nuk do të përballet me drejtësinë e vetuar që merr ndërhyrje nga jashtë.

Postimi i plotë: Moisi Habilaj nuk i është shmangur dënimit në Itali por gjyqit në Tiranë ku do dilte si dëshmitar për Saimir Tahirin

Dje  ne pothuaj te gjitha mediat e vendit tim po lexoja se na qenkesh “arratis” per tiu shmangur denimit te cilin pothuaj e ka kryer gjysmen.

Mu duk pak lajm i cuditshem dhe desha sdesha bera ca telefonata me miq andej nga pertej detit per te kuptuar cfar ishte kjo “gjeme “ qe na paska bere Moisiu keshtu.

Na doli se Moisi kushoja paska nja ca dite që nuk gjendet dhe sipas mediave shqip eshte larguar per tiu shmangur denimit ne Itali,gje qe se di se pse por nuk me dukej edhe aq korrekte.

Moisi kusho ka kohe qe e dinte se eshte i denuar, ndaj pse do ikte pikerisht tani, cfar ka ndryshuar qe ai te rrezikoje kaq shume e mos te mjaftohej me gjysmen e denimit qe i kishte ngele,por iken qe ti shtoje vetes edhe andralla te tjerra e ndonje denim shtese, se tek e fundit eshte i ri shejtani qe te kaloje jeten ne arrati, ku do te kishte ne kurriz gjithe policite e botes dhe tonen bashke.

Sipas te njetave burime qe mua me rezultojnë ka vite e vite te sakta,menjehere pas denimit nga Apeli ne Catania per Moisiun, nga ana e drejtesise Shqiptare eshte kerkuar ekstradimi i tije ne Shqiperi, me pretekstin qe te vuje denimin atje e jo ne Itali, dhe per kete fakt jane vene ne levizje kancelarite e dy vendeve qe te mbyllin operacionin dhe kusho te shkoje shendosh e mire ne nje institucion te vuajtjes se denimit ne Shqiperi per pjesen e ngelur. Interpol Roma na e paska vene djalin tel lista e ekstradimeve per llogari te Shqiperise qe rreth dates 20 dhjetore( date kjo ku nga burime te miat me thuhet se Moisi kushoja ka kerkuar leje te levize nga arresti shtepiak ku ndodhej per nje vizite tek dentisti, dhe nga ai moment pasi eshte pershendetur me ata qe duhej, eshte zhdukur dhe ska me asnje lajm per te. Pra menjehere sapo eshte informuar qe nga shteti ame ka ardhur nje kerkese ekstradimi, ai zhduket.

Keshtu perforcon mendimin tim bazuar ne indicie e te dhëna nga burime te sakta qe ai nuk ka aspak deshire ti shmanget denimit Italian, por krejt tjeter gje e ka detyruar kushon e shkrete te ike nga syte kembet pa gjurme.

Po cfare ka ngjare do pysni ju, dhe e drejte pyetja qe ka si pergjigje te thjesht ate se ai sdo te jete i ekstraduar ne atdhe jo se do i behej keq me burgun,sepse te gjithe e dime si jane gjerat te ne,ku shume si ai pas 6 muaj apo pak vite burg, lirohen per motive nga me banalet kundrejt nje shume te caktuar,por sepse dikush i ka dhene “urdher” te ziut kusho, qe ne asnje menyre ai sduhet te kthehet ne atdhe ,dhe te mos jete i disponueshem per drejtesine Shqiptare ne gjyqin e kushos ish minister, se pastaj aty eshte keq puna, ku i dihet apo ku i zihet me bese drejtesise se vetuar, e sidomos ca “nderhyrjeve” nga jashte qe kusho ish minister ka kohe qe i ka “denoncuar” live ne media, te cilat sipas tije po influencojne gjykaten kunder te drejtes se tije drejt pafajsise.

E habitshme qe askush nuk ben dot lidhjen pse u kerkua nga pala shqiptare Moisiu, kur u kerkua dhe si u veprua, dhe ne fund kur u “zhduk” ne menyre kaq te mistershme ky djale asgan, bisnesmen i” ndershem” ne trustin e frutave te linjes Vlore-Sicili.

Pra te nderuar miq,tjeter kund fle lepuri Moisi, tjeter hall ka Saja, drejtesia e rilindur me shefin e madh ne krye, se Moisiu shkrete mire ishte dhe me pak vite qe tashme ka bere e hiqte qafe denimin e jetes dhe gezonte milionat e bisnesit te tije familjar i lumtur prane familjes, e skishte pse i fuste vetes gjithe kete hall ku e ndjek gjithe bota pas shpalljes ne kerkim.

Moisiu,Moisiu por eshte Saje ish ministri halli o njerez. Kaq nga une per momentin dhe u premtoj se sapo te behen axhornamentet e duhura, gjithmon nga dokumente dhe burime te sigurta,do degjohemi  perseri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re