Skip to content

Moldavi-Shqipëri, UEFA vendos një arbitër 34 vjeçar

Shqipëria do të luajë të hënën një ndeshje të lehtë në letër, aty ku përballë do të ketë skuadrën modeste të Moldavisë. Këta të fundit, u mundën mbrëmë nga Andorra, teksa edhe ndaj Shqipërisë nuk pritet që të ketë shumë histori.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes apo edhe nivelin e skuadrave, UEFA ka menduar që të provojë një eksperiment sa i përket gjykimit duke përcaktuar gjyqtarin anglez Kristofer Kavang, 34 vjeç.

Ky i fundit, që është një nga më të mirët në Angli, nuk ka gjykuar asnjë ndeshje mes ekipeve Kombëtare në Europë teksa ajo e Shqipërisë është e para.

Kavanag ka gjykuar ndeshje të rëndësishme në Angli, ku së fundmi ishte kryesor në takimin Liverpul-Leister, aty ku “The Reds” fitoi 2-1 në limite.

Në shumë ndeshje për të rinjtë, ai ka qenë gjyqtar i katërt në Europë ndërkohë që për herë të parë do të jetë kryesor, pikërisht në takimin Moldavi-Shqipëri.

Ai do të ndihmohet nga dyshja Daniel Kuk dhe Konstantin Hatdzidakis.

E hënë, 14 tetor 2019

20:45 Moldavi – Shqipëri

Gjyqtar: Kristofer Kavanag
Asistentë: Daniel Kuk, Konstantin Hatdziakis
Gjyqtar i katërt: Stjuart Atuell
Vëzhgues: Nikolai Levnikob (Rusi)
Delegat: Leon Shelings (Belgjikë)