Është shumë e ftohtë Norvegjia për Laçin e nxehtë të Besnik Prengës që humbasin 3-0 ndaj Moldes në ndeshjen e parë duke venitur shpresat për kualifikim. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin  e Moldes një ndër më të bukur të vendit nordik edhe për shkak ndërtimit pranë detit.

Ndeshja nis me gol për vendasit kur Haland, talenti i kërkuar nga Murinjo që shënon nga pika e bardhë, penalltinë e shkaktuar nga Sefgjini. Por pjesa e parë mbyllet në avantazh të dyfishtë pas Helstad ekzekuton saktë një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë vjen dhe goli i tretë për Molden me Xhejms pas goditjes së grushtuar nga Selmani të Strand. Ky gol hedh edhe një hap të sigurt për norvegjezët të vazhdojnë më tej./Berati.TV

Molde 3-0 Laçi

Shënues: Haland 5’(pen), Helstad 24’, Xhejms 79’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re