Kjo eshte molla starking. Molla tradicionale e fushes se korces, ne vecanti e fshatit dvoran. Fshat qe njihet per kultivimin e molles. Molle qe ka mbetur e pashitur.

Vilson Bakiu, një ndër fermerët e shumtë të fshatit Dvoran tregon se i gjithë prodhimit të këtij viti i ka mbetur stok. Sipas tij, çmimi i ofruar edhe nga ata pak tregtarë që vijnë për të blerë dy varitetet e mollës: gold dhe starking, nuk justifikon koston e prodhimit e cila është 20 lek për kilogram.

VILSON BAKIU – FERMER NE FSHATIN DVORAN

Ka tre vjet i njejti problem. Nuk e mban as frigoriferi. Nuk marrin fare te frigorifrit. Fmth kjo molle tani perfundinisht mund te hidhet. Eshte cilesia e pare. Me 20 lek spo na e marrin. Preparatet ne maksimum. Plehrat ne maksimum. Ca te themi ne fshataret. Do ta hedhim. Kam 3 hektare me molle dhr qershi. 90 kuintal gjendje. Minimalja po flas. Mos them 100. Mbi 70% e kane stok. Te thashe 20 lek kosto fal minus 5 lek.

Naim Baki eshte nje tjeter banor i fshatit Dvoran i cili pavarësisht moshës të thyer, del cdo dite ne rrugen nacionale korçë-ersekë me shpresen se dikush do ndalojë dhe do t’i blejë prodhimin.

NAIM BAKIFERMER NE FSHATIN DVORAN

Nuk na e merr frogiroferi. Ca do bejme. Presim.

Një ndër faktorët e mos shitjes së mollëve tradicionale, sipas burimeve pranë Agjensise rajonale të bujqesisw në qarkun e korçës, ka qenë rënia e eksporteve. Ndërkohë një tjetër arsye lidhet dhe me faktin se këto dy varitetet të mollës preferohen shumë pak nga ana e konsumatorit vendas.Në total në fshatin Dvoran janë kultivuar rreth 212 hektarë me mollë të llojit starking dhe gold.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re