Ndërkohë që një qytetar ishte duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, është ndërprerë energjia elektrike.

Kaq ka mjaftuar një ata të hedhin molotov në drejtim të bashkisë, ku është djegur edhe një pemë..

Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.

Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.

Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit, ku ata kërkojnë largimin e kryetarit të saj, Erjon Veliaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re