Në disa qytete të Greqisë ditën e sotme janë zhvilluar tubime në lidhje me tragjedinë e trenave të ndodhur dy vite më parë në Tempi.
Mediat greke raportojnë se policia ka përdorur kimikate ndaj protestuesve në sheshin Sintagma.

Në raportimin e fundit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se nga ora 11:00 deri në 17:45 rreth 34 persona kanë mbërritur në spital me lëndime të lehta dhe probleme respiratore.
Policia arrestoi 125 persona në të gjithë Greqinë, prej të cilëve 30 në Selanik dhe 57 në Athinë.
Gjatë tubimeve pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. Bomba molotov dhe shishe u hodhën në drejtim të policisë, e cila u është kundërpërgjigjur protestuesve me gas lotësjellës.
Reagimi i Qeverisë:
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e cilësoi protestën si një “tentativë destabilizimi” dhe theksoi se disa parti opozitare po përpiqen të shfrytëzojnë këtë ngjarje për të krijuar paqëndrueshmëri politike
Protestat dhe grevat e sotme në Greqi pas dy vjetësh nga tragjedia e Tempit pasqyrojnë zemërimin dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi dhe përgjegjësi nga autoritetet.
