Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA votoi për të shkarkuar Presidentin Donald Trump, duke e akuzuar atë për “nxitje të një rebelimi”.

Midis votave pro ishin dhjetë republikanë:

Adam Kinzinger nga Illinois

Liz Cheney nga Wyoming

John Katko nga New York

Fred Upton nga Michigan

Jaime Herrera Beutler nga Uashingtoni

Dan Newhouse i Uashingtonit

Peter Meijer nga Miçigan

Anthony Gonzalez nga Ohajo

Tom Rajs nga Karolina e Jugut

David Valadao nga Kalifornia

Kishte 232 vota pro për sshkarkimin, duke përfshirë 10 vota republikane, ndërsa 197 përfaqësues të Dhomës ishin kundër.

Trump akuzohet për nxitje të revoltës së mbështetësve të tij të cilët sulmuan Kongresin në 6 janar dhe e mbajtën atë nën okupim për katër orë, gjatë një seance speciale në të cilën fitorja e Biden në zgjedhjet presidenciale u konfirmua më vonë atë natë. Pesë persona u vranë gjatë dhunës në Kongres.

Pak para inkursionit në Kongres, Trump nxiti atmosferën në një protestë në Uashington, duke përsëritur pretendimet e pabazuara se ai ishte grabitur në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ai nuk do të hiqet nga posti i presidentit, por do të shkojë në Senat për gjykim.

Nëse dhe Senati e shkarkon, ai mund të ndalohet të kandidojë përsëri për kreun e shtetit në 2024, dhe ndoshta për gjithë jetën.

Trump është i vetmi president i SHBA shkarkimi i të cilit është votuar dy herë nga dhoma e ulët e Kongresit.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të shkarkuar Trump për herë të parë në dhjetor 2019, por Senati, në të cilin republikanët e tij kishin një shumicë, e liroi atë nga akuzat në janar të vitit të kaluar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re