Skip to content

Moment historik: Shqipëria vendi i parë jashtë BE-së që nënshkruan me Frontex

download4

Shqipëria dhe Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, (Frontex) do të nënshkruajë marrëveshjen lidhur me mbrojtjen e kufirit tokësor dhe detar. Kjo është hera e parë që kjo agjenci nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian.

Në lidhje me këtë  ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.

“Marrëveshja midis Kufirit Evropian, ‘Gardës Cost’ Frontex  dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. ” shkruan Soreca.

Frontex është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë të Polonisë, dhe është e ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.