Një demokrat që mori pjesë në takimin që zhvilloi ditën e sotme në qytetin e Durrësit ish-Kryeministri Berisha, ka futur pak në siklet Evi Kokalarin në lidhje me vaksinat.

Ky demokrat deklaroi se Shqipëria është vend i varfër, prandaj dhe vaksina është mënyra e vetme për të shpëtuar nga koromavirusi, në këtë mënyrë duke kundërshtuar atë që tha Kokalari përpara tij.

“Ju në fund folët për vaksinat. Ju vini nga Amerika ku ka nivel më të lartë jetese. Ne hamë helme. Ne kemi një spital që vetëm emrin ka nuk ka gjë tjetër. Në spital shkojnë njerëzit për të vdekur. Unë jam kundër asaj që thatë ju, vaksina duhet të bëhet me çdo kusht. Me detyrim ose jo, me kusht ligjor apo jo, vaksina duhet bërë se është e vetmja armë që na mbron”, deklaroi demokrati.

Disa minuta më herët, Evi Kokalari theksoi se qeveria ka për detyre të sjellë vaksina dhe se është vetë qytetari që vendos nëse e bën apo jo.

“Vaksinat nuk mund të jenë të detyrueshme. Qeveria ka për detyrë të sjelli vaksinat dhe t;i bëjë të mundura kushdo që do të bëjë vaksinën ta marri. Pra është qytetari që vendos nëse e ben apo jo”, tha ajo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re