Bash në kohën e iftarit, një shpërndarës ushqimi në Stamboll mori një porosi, por shpejt mësoi se ushqimi nuk ishte për klientin; ishte për vetë atë.

Ky gjest i vogël, por prekës vëmendjeje tregon se sa shumë mirësi të dikton një muaj si Ramazani, raporton trtbalkanbhsc.

Pas porosisë, klienti i shkroi shpërndarësit: “Nuk keni pse ta sillni porosinë, e porosita këtë për ju. Shijojeni! Allahu ju pranoftë agjërimin.”

Pasi mori mesazhin, shpërndarësi telefonoi klientn për ta pyetur nëse ishte një gabim apo nëse vërtet kishte porositur për të, dhe ai i tha se nuk ishte një gabim.

“Jo, jo sigurisht që nuk është një gabim. Shoh se punoni dhe në kohën që hahet iftar, kështu që doja të bëja një vepër të mirë. Shijoni një iftar të këndshëm, Allahu qoftë i kënaqur me ju,” i tha klienti, duke dashur që kohën e harxhuar duke sjellë porosinë ai ta shfrytëzonte duke shijuar iftarin me porosinë e dhuruar nga klenti, zemërmadh në këtë rast. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re