Në vitin e largët 1963 ky burrë (foto e mëposhtme) po priste në stacion trenin. Ishte me të birin, në atë kohë veçse dy vjeç. Për një moment burri lëshon nga dora të birin duke parë për trenin. Për pak sekonda. Kur kthehet nuk e gjen më djalin.

Ky i fundit ishte rrëmbyer nga një grup që trafikonin qenie njerëzore. Djali më tutje ishte ‘shitur’ e më vonë adoptuar nga një familje.

Burri kërkoi për mëse 50 vite të birin. Përmes autoriteteve, nëpër gazeta e gjetkë. Por nuk e gjeti. Shpresat iu shuan. Deri në vitin 2015, kohë kur autoritetet policore (në provincën Shandong, Kinë) nisën një hetim të madh në mbledhjen e gjetjen e të dhënave për shumë raste të ngjashme me atë të Luo Fengkun. Duke përdorur teknologjinë  e testimit e përputhjes së ADN-së, u arrit të gjehej djali.

Takimi ribashkues u bë disa ditë më parë dhe u përcoll në media. Pas 58 vitesh, Luo tashmë 90 vjeçar, përqafoi të birin.

Vetë djali tregoi se prindërit e tij adoptivë i kishin treguar se e kishin “marrë” në Shangai, por as ata vetë nuk dinin gjë për të kaluarën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re