Skip to content

Momente emocioni të forta në protestë/ Qytetarët rrëfejnë dramat e tyre para kordonit policor, efektivët përloten dhe bëjnë mbrapa

WhatsApp Image 2026 10 16 at 15.14.30

Protesta ka marrë një kthesë me nota emocionale në terren.

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve të njëpasnjëshme, protestuesit janë vendosur ballë për ballë me kordonin e policisë, duke debatuar dhe argumentuar hapur, ndërkohë që u kanë treguar efektivëve dramat dhe vështirësi të jetës së tyre.

Përballë këtij rrëfimi njerëzor dhe mesazheve të qytetarëve, situata ka ndryshuar në aspektin emocional, ku disa prej efektivëve të policisë janë parë të përloten, sipas raportimeve nga terreni.

Pas këtyre momenteve të forta prekëse, trupat e policisë kanë nisur të tërhiqen, ndërsa autobotët me ujë me presion kanë bërë gjithashtu lëvizje prapa, duke ulur përkohësisht tensionin te ministria e Arsimit.