Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullorë ka ndërmarrë një nismë shumë të bukur ditën e sotme, ku ka vendosur të performojë në ambientet e jashtme të Sanatoriumit për pacientët Covid.

Këngët kanë sjellë një moment festiv për mjekët, por edhe për pacientët të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e betejës me virusin.

Siç shihet nga video e mëposhtme, stafi mjekësor i spitalit dhe pacientët e prekur nga Covid-19 kanë dalë në balloket e dhomave ku marrin kurim për të shijuar këngët e kënduara nga Ansambli, ndërsa nuk mungojnë as duartrokitjet për ta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re