Një grup miqsh në moshë të re kishin shkuar në një restorant indian, kur papritmas një prej djemve çohet në këmbë dhe nuk merr dot frymë.

Të rinjtë po konsumonin pulë me kerri dhe Xhejk Snelling fillon të skuqet në fytyrë e të mundohet të marrë frymë. Teksa po hante, një pjesë e ushqimit i ngec në fyt.

“Kishim shkuar për një ngjitje në mal për fundjavën dhe pas udhëtimit menduam të shkojmë për të ngrënë diçka. Morëm pulë dhe ushqimi ishte i mirë, derisa ushqimi më ngeci në fyt. Nuk e di sesi ndodhi, mbase nuk e kam përtypur ushqimin sa duhet”

Miqtë e të riut menduan fillimisht se ai po bënte shaka dhe nuk e morën seriozisht, por fatmirësisht kamarieri e pa të riun që nuk po merrte frymë dhe u afrua menjëherë. Sheak Rifat kreu atë që njihet si shtypje abdominale (ose manovra Heimlich), duke e shtrënguar Xhejkun me duar nga pas. Kamarieri e bën disa herë këtë, derisa i riu çlirohet nga ajo që i kishte ngecur në fyt, duke i shpëtuar jetën atij.

Momentet në fjalë janë kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat i kanë përcjellë BBC.

“Pashë që diçka po shkonte keq. Vura re që Xhejk mezi merrte frymë dhe mendova se është duke u mbytur. Dikur kur isha fëmijë, im atë më ka shpëtuar nga një ngjarje e ngjashme dhe ndonjëherë kur e sheh diçka që e ke provuar, pavarësisht kohës, të vjen menjëherë në mendje… ishtë një ndër momentet më të bukura të jetës sime, kur pashë që ai nisi të marrë frymë lirisht”-tha kamarieri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re