Ngjarje e pazakontë në qendër të Shkodres. Dy mjete luksoze u përplasën në zonën pedonale, ku normalisht nuk duhet që të qarkullojnë mjetet.

 

Ngjarja ka ndodhur në pikun e xhiros së mbrëmjes në qendër të qytetit, duke shkaktuar kështu panik tek kalimtarët.

 

Mësohet se janë përfshirë në aksident një makinë tip “BMË” me targa AA 003 ZO dhe një makinë tip “Jaguar” me targa të huaja. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re