Autoabulanca niset drejt aeroportit të Rinasit. Për pak minuta, Deani do të lërë Shqipërinë për t’u nisur drejt spitalit italian ‘Bambino Gesu’. Shpresat janë të mëdha, e veçanërisht për këtë nënë, që i qëndron pa ia shkëputur sytë të birit.

Babai i Deanit vjen me makinën e tij në Rinas. Të birin nuk do ta shohë për disa ditë dhe në njërën nga ato ditë, Deani do t’i nënshtrohet operacionit të parë për rindërtimin e rrugëve urinare.

Më pas babai i Deanit do të niset drejt Italisë për të dhuruar veshkën për të birin, në operimin e dytë.

Pak momente para se Deani të niset, babai shkon për ta takuar. E mbush të birin me puthje dhe i dhuron disa fjalë

“Të keqen babi, bëhu trim… do më japësh fjalën?” Po i thotë 9 vjeçari. “Bëhu trim shpirti babait, unë do të vij atje”

Erdhi momenti. Babai i Deanit del nga ambulanca dhe para se të ikë i thotë disa fjalë Evës. Të dy janë të ndarë, por jeta e Deanit është shumëfish më e rëndësishme

“Eva bëhu e fortë të lutem”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re