Një video e një vogëlushi që sheh për herë të parë prindërit e tij, ka bërë xhiron e rrjetit.

Video e publikuar nga mediat e huaja, kap momentin kur një 3 vjeçar i prekur nga një çrregullim kromozomal i njohur si “Sindromi DiGeorge”, vendos syzet. Fillimisht fëmija mundohet t’i heqë ato, derisa prindërit i flasin duke i tërhequr vëmendjen. Kur tre vjeçari sheh prindërit, ndalon shikimin tek ta dhe fytyra e tij çelet nga një buzëqeshje.

Prindërit e 3 vjeçarit fillimisht nuk e dinin se i biri kishte vështirësi në shikim, derisa mjekët i këshilluan për t’i vendosur një palë syze.

“Buzëqeshja e tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale. Më kujtohet kur e shikova videon mëngjesin e ardhshëm dhe pashë sa shikime janë bërë dhe ne mbetën të habitur”, tha babai i fëmijës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re