Ditën e sotme u përcollnë banesën e fundit, ish-kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori i cili u nda nga jeta mëngjesin e së dielës pas një arresti kardiak. Mijëra tifozë dhe qytetarë të thjeshtë të Firencës kanë dalë që në orët e para të mëngjesit të sotëm për t’u rreshtuar pranë katedrales së qytetit, ku u zhvillua ceremonia mortore.
Ndërkaq, edhe lojtarët e Juventusit, pas kthimit nga Londra kanë udhëtuar drejt Firences, për të respektuar kolegun e tyre, të cilit shumë prej futbollistëve i kushtuan fitoren e mbrëmshme.
Ky ishte një gjest shumë i veçantë, duke llogaritur urrejtjen e thellë që kanë tifozeritë e dy skuadrave.
Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe shumë futbollistë të skuadrave të tjera të Serisë A, ku binin në sy lojtarët e Interit, ato të Milanit e Romës, si dhe ish-futbollistë si Toti e Inzagi.












