Në një kohë kur e gjithë bota po përjeton një krizë jo vetëm shëndetësore, dritaret dhe ballkonet janë kthyer një mënyrë për t’u ndjerë të bashkuar. Kjo vlen për ata që jetojnë në zona urbane, ndërsa për të tjerë, ballkoni ose dritarja kanë zëvendësuar xhirot që bëhen pasditeve apo edhe kafenetë e lagjes.
Për këtë arsye fotografi italian Marco Cremascoli filloi që të “ngrijë në kohë” qytetarët të cilët tashmë qëndrojnë në nëpër dritare për të marrë pak ajër të pastër apo edhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë me fqinjët, shkruan
Kjo seri fotosh më poshtë, “ka lindur” që të tregojë momente nga karantina në Milano.
Duke folur për iniciativën e tij, Cremascoli thotë:
Nga dita e parë e karantinës unë fillova që të dilja jashtë që të raportoja, pastaj im vëlla më kërkoi që të shkoja dhe ta përshëndesja poshtë dritares së shtëpisë së tij. Dhe, kështu më lindi ideja që t’u kërkoja njerëzve që njoh që të dilnin në dritare në mënyrë që t’i përjetësoja.”
“Gjëja e bukur, thotë fotografi, është se ka njerëz të zakonshëm, zonja, familje me fëmijë të vegjël, këngëtarë të pop-it dhe njerëz të famshëm, dhe në foto-galeri ata janë të gjithë bashkë, në të njëjtin nivel.”
Italia është një nga shtetet evropiane më të goditura nga koronavirusi. Në vendin fqinj, numërohen 168,941 të infektuar dhe 22,170 viktima. /
