Skip to content

Momentet e kapjes së autorit / Sulm me thikë në një qendër tregtare të kryeqytetit, plagosen rëndë 2 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër tregtare në afërsi të Parisit, ku raportohet se, një person, ka plagosur me thikë dy të tjerë.

Sipas mediave të huaja, autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet që e dërguan të kryente plagosjen ende nuk dihet.

Sipas dëshmitarëve, personi arrestuar i goditi me thikë dy personat e tjerë, në gjoks.

Të dy viktimat, ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të neutralizuar autorin, kanë ndërhyrë dy oficerë policie, të cilët në ato momente kanë qenë jashtë shërbimit.

🔴Centre commercial Claye Souilly (77) : Deux vendeurs poignardés en état d’urgence, le suspect a été arrêté par un policier hors service (via @Actu17) pic.twitter.com/1awGIDGGei

— Jeanne (@D4rc_) July 10, 2021

/faxweb