Gjesti fisnik i një të riu në Florida është kapur në kamera dhe kthyer në një video virale në SHBA. Video u postua në rrjetin ‘Tik Tok’ nga një përdorues dhe menjëherë u pa nga mëse 5.3 milionë njerëz.

I riu, i cili më vonë u identifikua si Jabari Richardson shihet teksa del nga makina e tij, dhe shkon të hapë bagazhin. Aty pranë ndodhej një burrë i pastrehë që në duar mbante një pankartë ku shkruhej se kërkonte lëmoshë e ndihmë.

Djali nxjerr nga makina një kuti dhe një qese me rroba e këpucë dhe ia dorëzon burrit.

“Nuk e njoh këtë djalë të ri, por ai meriton të bëhet viral”-shkruhej në dixhiturën e videos, së postuar nga një grua në Tik Tok.

@amburandlex##DADMOVES ##summerschool ##goodpoint ##viral ##helpingthehomeless ##tallahasseeflorida ##foodtiktok ##intothethickofit ##blackmusic ##blacklivesmatter♬ The Good Ones – Gabby Barrett

Më tutje vetë Jabari Richardson foli në media duke shpjeguar se po ndërronte shtëpinë dhe në makinë kishte një sërë rrobash. Kur pa burrin në anë të rrugës, mendoi të ndalojë dhe t’ja falë atij të gjitha.

“Nëna ime më ka mësuar teksa unë kam qenë fëmijë, se në këtë botë ka shumë njerëz në nevojë. Jo të gjithë janë të bekuar me të mira, siç kam qenë unë i bekuar”-tha i riu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re