Një i ri i cili sapo kishte fituar lirinë, po ndiqej nga një patrullë e policisë, pasi po drejtonte makinën me shpejtësi të konsiderueshme.

Në një moment, ky i fundit përplaset me një tjetër makinë, e cila përmbyset. Në brendësi të saj, një nënë e re 24 vjeçare me të birin. Fëmija i mitur, 2 vjeç, kishte mbetur me kokën poshtë por fatmirësisht ishte i lidhur në një sedilje për fëmijë, ndërsa e ëma kishte dalë thuajse plotësisht nga makina, e më pas ishte shtypur prej saj.

I riu që shkaktoi aksidentin iku me vrap, ndërsa oficerët e policisë që erdhën në vendin e ngjarjes, kuptuan se nuk kishin luksin për të pritur zjarrfikësit për ngritjen e makinës. Rreth 8 oficerë mblidhen afër makinës dhe arrijnë ta ngrejnë peshë, për të nxjerrë nga aty vajzën, e cila i kishte humbur ndjenjat. Ajo u shtrua në spital ndërsa 2 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Video dhe kronika u përcollën nga Fox2 në SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re