Ka një shprehje që thotë se mendja është kokërr gruri. Kështu të kujton veprimi i një burri, që mban në dorë një shishe alkooli dhe vendos të hidhet tek binarët, në një stacion treni.
Treni veçse, ishte jo shumë metra larg mbërritjes në stacion dhe me një shpejtësi të konsiderueshme. Me të parë burrin që hidhet në shina, të pranishmit aty vrapojnë për ta ndihmuar. Madje njëri prej kalimtarëve shtrihet në tokë dhe i lutet burrit që t’i kapë dorën, për të mund ta nxjerrë prej rrezikut.
Burri zgjat dorën dhe në atë momet vërshon me një shpejtësi të madhe treni. Të gjithë të pranishmit shokohen. Me siguri, burri ka vdekur.
Një i ri filmoi këto momente ndërsa pamjet u përcollën në mediat e Britanisë (ngjarja ndodhi në Londër më 23 qershor).
“Ai po qëndronte në plaftormë dhe ishte disi i dehur. Po bërtiste dhe mendova të bëj një video të shkurtër. Papritmas hidhet në shinat e trenit. Nuk ia kam idenë se çfarë kaloi në mendjen e tij”
Pasi treni kalon, të pranishmit kishin frikë për të parë poshtë për trupin e burrit. Dikush e mori guximin me idenë se do të gjente një kufomë tashmë.
Mrekullisht, burri kishte shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Ishte strukur në pjesën anësore mes shinave e platformës dhe nuk ishte prekur nga treni.
“Pamë njëri tjetrin, se kush do të shkonte i pari për të parë. Shkova i pari për të parë dhe burri ishte i shtrirë, ishte gjallë, pa asnjë gërvishtje… Prita derisa e nxorrën jashtë prej aty. Mu desh të largohesha nga shoku që pësova. Rrugës dëgjova sirena dhe mora me mend se kishte ardhur ndihma.”