Skip to content

Momentet kur makina shpërthen në flakë në Maliq, shoferi dhe pasagjeri shpëtojnë mrekullisht

Me të dalë nga një pikë karburanti, një makinë ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të mërkure në Vloçisht të Maliqit.

Këto janë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në zonë, teksa flakët duket se përfshijnë të gjithë automjetin në një moment. Sipas dëshmitarëve u dëgjuan 2 shpërthime të njëpasnjëshme, ndërsa shoferi e pasagjeri në makinë dalin menjëherë nga makina.

Për shkak të inercisë, automjeti përfundoi në një kanal anësor të rrugës. Drejtuesi i mjetit e pasagjeri pësuan djegie në disa pjesë të trupit. Video u përcoll nga tvOra.