Një vajzë 8 muajshe dhe nëna e saj kanë shpëtuar mrekullisht dhe falë ndërhyrjes së një grupi qytetarësh e oficerëve të policisë, të cilët u bënë bashkë për të reaguar në kohë.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, teksa një makinë godet trotuarin gjatë kthesës e më tutje merr përpara gruan me vajzën e saj 8 muajshe. Makina përfundon në një dyqan berberësh.

Të shokuar nga ajo që ndodhi, njerëzit në dyqan, të ndihmuar edhe nga policia shkojnë menjëherë për të ndihmuar nënën. Aty kuptojnë se vajza e saj kishte mbetur nën makinë.

Të gjithë punojnë së bashku për të ngritur peshë makinën. Njëri prej oficerëve më tutje arrin të kapë foshnjen e ta nxjerrë prej aty.

“Të them të drejtën, është një mrekulli që ato të dyja mbijetuan, ishte një nënë shumë e fortë por edhe më e fortë ishte ajo vogëlushe”-tha njëri prej oficerëve të policisë për median e huaj.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, një 43 vjeçar, i cili rezultoi të drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe pa një leje drejtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re