Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte protagonisti i seancës së sotme plenare. Demokrati mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe ndezi flakadanët në shenje proteste, duke paralizuar seancën plenare. 

Aksioni i opozitës detyroi deputetët e maxhorancës që të qëndrojnë në këmbë për rreth 1 orë, ndërkohë që Lindita Nikolla ka hedhur në votim pa debat projektligjet në rendin e ditës.

Socialistët u detyruan të votojnë më kartona, pasi me herët veç karrigeve, demokratët u kishin hequr dhe kartat e votimit nga sistemi elektronik.

Ervin Salianji ishte pajisur me disa flakadanë, por një pjesë e tyre iu morën fshehtas nga gardistët.

Ndërkohë që një episod që shkaktoi të një incidente gjatë seancës, ishte momenti kur një prej efektivëve të gardës tentoi t’i marrë deputetit të PD-së, flakadanin e ndezur.

Ndërkohë që ky i fundit është acaruar dhe ka ndjekur. Në një moment deputeti i PD ka hedhur një karrige drejt gardistëve, ndërsa gjatë një prononcimi për mediat tha se “në Kuvend edhe efektivët e Gardës vjedhin”.

Salianji ka ndezur dhe disa flakadanë të tjerë, njërin prej të cilëve e hodhi në mesin e grumbullit të karrigeve, por tymi ka shkuar në drejtim të Sali Berishës, ç’ka shkaktoi të qeshurat e socialistëve në seancë.

Pas këtij episodi Berisha u spostua në fund të seancës, por kur përfundoi seanca dhe socialistët u shpërndanë, ish-kryeministri dhe Salianji kanë qëndruar bashkë.

Në fotot e realizuara nga LSA shikohet teksa Berisha i zgjat Salianjit, facoleta për t’u fshira, pasi duart e tij kishin marrë ngjyrën blu.

Pas këtij aksioni të fortë në Kuvend, pritet që Ervin Salianji të jetë i përjashtuari i radhës i Sekretariatit të Etikës, por nuk dihet nëse socialistët do të shtojnë emra të tjerë për t’i dënuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re