Skip to content

Momenti emocionues kur dy fëmijë nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin, përqafimi i ndjerë i babait

 

Zyrtarët deklarojnë se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin pasditen e djeshme i ka kaluar 300.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe në youtube tregojnë se dëmet e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter janë të mëdha.

Kryeministri, Ariel Henry tha se po bëhet çdo gjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat. “Kemi mësuar se spitalet lokale janë plot sidomos në Les Cayes”.

Krahas momenteve të tmerrit në rrjet po qarkullon dhe një video emocionuese në të cilën shihen teksa shpëtohen dy vajza nga rrënojat e tërmetit, të cilat i merr në krah dhe i përqafon i ati i tyre.