BERAT- Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Uznovë” në Berat, në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti, rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë kapur hajdutin “me presh në dorë”.

Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Pamjet filmike kanë fiksuar momentin e kapjes së hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re