2 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berati se “është momenti kur ne e riunifikojmë të majtën dhe gjithë këtë popull këtu që e ka zemrën majtas”.

“Nasip Naço tha se ka ardhur se ndjehet se është pjesë e një borxhi, pasi na kanë marrë shumë vota. Në fakt kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, gjysma tjetër është se pjesë e këtij borxhi jemi dhe ne, pjesa tjetër, sepse në fund të ditës për atë ndarje janë njerëzit e zakonshëm, shumica dërrmuese e popullit që i rreh zemra majtas, që kanë pasur kosto”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne së bashku në të shkuarën kemi bërë edhe gjëra të mira patjetër, por kur bën bilancin më shumë kemi krijuar kosto nga ajo ndarje, përçarje, luftë e brendshme, se sa kemi bërë aq sa shumë mund të bënim për njerëzit nëse do të ishim të bashkuar dhe të vendosur në të njëjtat qëllime”.

Për mua, vijoi Rama, ky moment është një moment jo thjesht i rëndësishëm nga pikëpamja e një palë zgjedhjeve, por e historisë sonë të përbashkët”.

“Është momenti kur ne e riunifikojmë të majtën, gjithë këtë popull këtu që e ka zemrën majtas dhe zemra i rreh majtas kur vjen puna te zgjedhjet që duhet të bëjnë. E riunifikojmë në qëllime e veprime një forcë të tërë që krijohet nga përfaqësimi i këtyre nejrëzve”, shtoi ai.

Rama tha se “kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të sotmen dhe të nesërmen e Partisë Socialiste, sepse e nesërmja e PS-së është e nesërmja e Shqipërisë”.

“Me të gjitha të metat që ka, gabimet që ka bërë në historinë e saj, duan, s’duan është e vetmja forcë që në hsitorinë e saj nuk është lëkundru asnjëherë në raport me interesin kombëtar dhe është thirrur gjithmonë të marrë në dorë fatet e vendit, kur vendi ka qenë I gjunjëzuar nga keqqeverisja dhe pabesia e e atyre që sot duan prapë të kthehen në krye të vendit”, tha Rama.

“Janë shkartisur letrat dhe njerëzit kanë vajtur në vendin e tyre përfundimisht. Nasipi këtu dhe të gjithë ata që i përkasin atij komuniteti të madh që ishte komuniteti i LSI-së në Berat kanë gjetur vendin e tyre. Patjetër që Ilir Meta, Monika dhe tërë mbetjet e asaj partie këtu kanë gjetur vendin e tyre me Saliu dhe me atë tabor krushqish që kërkojnë përsëri të  marrin plaëkë”, tha Rama.

Ai theksoi se “në Shqipëri është bërë ndarja përfundimtare dhe gjërat kanë shkuar në vendin e tyre”. “Kjo është sot jo më një situatë ku ne jemi në aleancë, por jemi e njëjta gjë. Të gjtihë ata që deri dje kanë qenë në njërën apo tjetrën anë të së majtës, sot është e njëjta gjë dhe kanë vetëm një emër, PS. Duke qenë 1, duke qenë bashkë të gjithë kanë mundësi të bëjnë maksimumin për të njëjtin qëllim, të jenë të harmonizuar në veprime dhe t’i japin më shumë Beratit dhe gjithë Shqipërisë”, shtoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re