Ditën e sotme IKMT-ja ka bërë të mundur shpërthimin e një pallati 14-katësh të shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.  Pallati i ndodhur në lagjen 17 nëntori në Durrës, u shemb plotësisht pasditen e ditës së sotme.

Ky është rasti i parë në vend ku një pallat 14-katësh arrihet të shembet plotësisht me anën e një shpërthimi të komanduar. Gjatë shpërthimit të sotëm ajo që vihet re është zbritja në terren e vetë drejtoreshës së IKMT, Dallandyshe Bici. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Faxweb Bici ka zgjedhur të mos e ndjekë nga zyra shpërthimin por ka asistuar vetë në vendngjarje.

Kujtojmë se shpërthimi i kontrolluar i pallatit në Durrës ndodhi rreth orës 16:45, për të u përdorën 130 kg eksploziv, ndërsa për realizimin e shpërthimit IKMT njoftoi se xhenierët e ushtrisë hapën në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima).

IKMT ka realizuar  12 shpërthime për shembjen e mureve të brendshme të 12 kateve të sipërme të pallatit, që u shemb plotësisht pasditen e së shtunës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re