Momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi.
Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash minerale dhe fibrash.

Por dilema është se kur është më mirë ti konsumojmë gjatë ditës. Dilema është se kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, apo në vend të një ëmbëlsire apo si mes vakt? Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por dhe ujë, antioksidantë etj. ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar.

Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mes vakti. Megjithatë duhen dëgjuar kërkesat e trupit. Momenti më pak i rekomanduar është darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re