Skip to content

Momenti kur aktrimi i pilotit grek mori fund, pak para arrestimit filmohet duke përqafuar mamanë e gruas që vrau

Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch u zbulua nga hetuesit grek 37 ditës pas ekzekutimit të saj në sy të foshnjës. Ka qenë bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, personi i cili kreu krimin e rëndë dhe u mundua deri në detaje për të inskenuar grabitjen dhe t’ia hidhte drejtësisë greke. Aktrimin e tij piloti 32-vjeçar e përfundoi ditën e sotme kur efektivët shkuan dhe e arrestuan.

Ditën e sotme pak para arrestimit ai është fotografuar me nënën e gruas së tij Caroline, duke e përqafuar dhe ngushëlluar për krimin makabër që i mori jetën të bijës.

Pas një dëshmie maratonë prej tetë orësh Charalambos Anagnostopoulos pranoi se kishte vrarë gruan e tij, pasi kjo e fundit i kishte pohuar se do të largohej bashkë me vajzën e tyre 11-muajshe.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, pasi piloti 32-vjeçar tentoi shumë manovra me qëllim të mos zbulohej krimi që kishte kryer. Madje në një nga dëshmitë  tij, piloti tha se kishte njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

/faxweb