Deputeti Luçiano Boçi ka gjuajtur në drejtim të kryeministrit Edi Rama ligjin e Arsimit të Lartë që sipas PD-së është problemi i vetëm i çështjes së studentëve.

Boçi u shpreh:

• PD mbështet plotësisht studentët.

• PD është për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.

• Ligji për arsimin e lartë zhvat studentët dhe është burim i së keqes

• Ligji i ri për arsimin duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta

Të njëjtin gjest ka bërë dhe Salianji, ndërsa Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili e ka ofenduar kryeministrin duke e quajtur “idiot”.

“Votoje amendamentin… Ik o idiot”, ka thënë Vasili. Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re